Ngërci politik ku është futur vendi pasi opozita vendosi të djegë mandatet e deputetëve do të sjellë në Tiranë një delegacion të komisionit të jashtëm në Parlamentin Europian.
Burime për ‘BalkanWeb’ pohuan se delegacioni i deputetëve europianë pritet të mbërrijë në Shqipëri pasditen e 27 shkurtit. Deputetët e PE do të zhvillojnë takime me figurat kryesore politike në vend për të patur një panoramë më të qartë të situatë politike në vend. Po sipas të njëjtave burime delegacioni i komisionit të jashtëm në Parlamentin Europian do të ketë një deklaratë të përbashkët për mediat në përfundim të vizitës zyrtare në Tiranë.
Një ditë më parë, opozita e bashkuar dorëzoi mandatet parlamentare, ndërsa njoftoi protesta në të gjithë vendin kundër qeverisë. Për herë të parë në 30 vite pluralizëm në Shqipëri, partitë opozitare morën një vendim të paprecedentë, atë të djegies së mandateve. Opozita kërkon një qeveri tranzitore zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe vendore në një ditë si dhe plotësimin e krejt kritereve për në BE që të pranohet Shqipëria si vend kandidat.
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?