Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, në seancën e komisionit ku diskutohet heqja e imunitetit të deputetit, ka deklaruar se me akuzat që i ngarkohen për terrorizëm janë të pabaza dhe se asnjëherë nuk e ka shkelur rregulloren e Kuvendit.
“Jo vetëm atë ditë, por çdo ditë paraprakisht kam marr porosi se këtë ditë ose atë ditë do të zgjidhet kryetari i ri i kuvendit, flitej nëpër korridore. Nëse kamë bërë akt terrorist me këto katër akuza atëherë ju deputetë vetë duhet të vlerësoni. Kam qenë 10 vjet kryetar i Kuvendit, as ndërmend nuk më ka rënë që të punojë kundër rregullores, kam qenë tre mandate kryetar dhe do doja të iki në formë normale dhe jo në këtë mënyrë. Po e potencoj se as nuk më ka rënë ndërmend se do të ndodhte ajo që ndodhi në Kuvend”, deklaroi Veljanoski.
Deputeti i pushtetit, Goran Misovski, deklaroi se disa herë Veljanoski ka shkelë Rregulloren për Punën e Kuvendit. Madje se me ngjarjet e 27 prillit ka rrezikuar jetën e deputetëve dhe përfaqësuesve të mediave.
“Jeni kryetar i vetëm i kuvendit që keni marrë aktgjykim për shkeljen e të drejtave të njeriut nga Gjykata e Strasburgut. Por e respektoj shumë vendimin tuaj që të dilni dhe të shprehni mendimet tuaja në këtë seancë”, ka shtuar Misovski./AlsatM/
Milot Rashica asiston në golin e fitores të Besiktasit ndaj ...
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...