Gjatë takimit të Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë (ACRE) në Romë të Italisë, u konfirmua formalisht anëtarësimi i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë organizatë ombrellë që mbledh partitë konservatore të qendrës së djathtë që përbën lëvizjen politike me rritjen më të madhe në Evropë.
Në fjalën e tij pas formalizimit të anëtarësimit të PDK-së në ACRE, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi se e shikon këtë anëtarësim jo vetëm si arritje por edhe si përgjegjësi duke premtuar se PDK-ja do të jetë një anëtare aktive dhe e dedikuar e kësaj organizate.
Po ashtu, Veseli propozoi që një nga samitet e ardhshme të ACRE të organizohet në Prishtinë ku do të kenë mundësi që të njihen nga afër me arritjet e Kosovës si dhe me punën e PDK-së.
Kjo organizatë (ACRE) bashkon partitë politike evropiane që promovojnë parime si liria individuale, sovraniteti kombëtar, demokracia parlamentare, sundimi i ligjit, prona private, qeveria e kufizuar, vlerat tradicionale të familjes, tregtia e lirë dhe konkurrenca e hapur.
Duke qenë se këto janë vlerat kryesore politike të Partisë Demokratike të Kosovës, lideri i saj, Kadri Veseli e ka konsideruar një hap të natyrshëm futjen në këtë organizatë ndërkombëtare të partive politike evropiane.
Veseli e ka konsideruar pjesëmarrjen në këtë organizatë ombrellë të partive të ngjashme të qendrës së djathtë si një hap të madh drejt konsolidimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të PDK-së.
Përpos kësaj, me këtë anëtarësim, PDK-ja çimenton orientimin e saj ideologjik si parti e djathtë që promovon ekonominë e tregut, inovacionin dhe vlerat konservatore të shoqërisë kosovare.
Nëpërmjet kësaj anëtarësie bëhet i mundur shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira mes partive të ndryshme konservatore. Po ashtu ky anëtarësim ia jep mundësinë PDK-së që të mbrojë e promovojë Kosovën në nivel ndërkombëtar duke ndërvepruar me parti anëtare të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...