Gjithmonë e më shumë konsumohen produkte që dëmtojnë shëndetin. Një sërë prej tyre shkaktojnë mbipeshën dhe si pasojë sëmundje të njëpasnjëshme. Mjekët kanë ngritur alarmin lidhur me një pije që konsumojnë të gjithë.
Hulumtimet më të fundit kanë treguar se nëse konsumoni lëngje me ëmbëlsues artificialë shtoni rrezikun për një goditje në zemër.
Rreziku për vdekje të hershme është më i lartë me 16% për ata persona që janë konsumues të rregullt të këtyre pijeve, kanë pohuar studiuesit. Po aq të rrezikshme janë dhe pijet dietike që përdoren nga personat për të humbur peshë apo për të jetuar më shëndetshëm.
Dr. Yasmin Mossavar-Rahmani, i cili udhëhoqi studimin, tha për Daily Star se shumë njerëz që nuk heqin dot dorë nga pijet e gazuara dhe me sheqerna të shtuara preferojnë ato ‘dietike’.
“Hulumtimi ynë dhe studimet e tjera vëzhguese kanë treguar se pijet artificialisht të ëmbëla nuk mund të jenë të padëmshme dhe konsumi i lartë shoqërohet me një rrezik më të lartë për goditjet dhe sëmundjet e zemrës”.-tha Dr Yasmin Mossavar-Rahmani. Zëvendësoni këto pije me konsumimin e ujit! Trupi juaj do t’ju falënderojë! (Shqiptarja.com)
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...