Italianët janë duke mbledhur nënshkrime dhe po kërkojnë nga parlamenti i tyre që të anulohet njohja e pavarësisë së Kosovës, sipas mediave serbe.
Sipas asaj që shkruan Tanjug, ky peticion u nis në Bolonjë nga Komiteti Italian për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Komiteti, themeluesit e të cilit janë konsuj, profesorë dhe gazetarë nga Italia, filloi një peticion për rishikimin e pavarësisë së Kosovës që u njoh nga shteti italian më 20 shkurt të vitit 2008.
Anëtarët e Komitetit janë: Loreta Bado (konsull nderi i rajonit të Serbisë në Venecia, Leandro Kjareli (konsulli i nderit i rajonit Serbi-Toscana), profesori Stefano Piloto (Universiteti i Triestes), Stefano Vernole (gazetar nga Modena), Marilina Vek (Shkrimtare dhe gazetare nga Romeo), Frederico Roberti (bloger), Andrea Turi (eseist), Profesor Alesandro Di Meo (Universiteti i Romës), raporton Pink.
Ky është peticion i dytë që është nisur, pasi peticioni i grupit të përbërë nga serbë nga Italia dhe intelektualët italianë ka arritur tashmë në Dhomën e Ulët të Parlamentit Italian me 630 deputetë.
Deri më tani, kërkesa e Komitetit ka nënshkruar rreth nëntë mijë njerëz dhe numri i nënshkruesve rritet nga minuta në minutë. Përndryshe, nënshkrime po mblidhen në të gjitha qytetet e Italisë.
Italianët në shpjegimin e këtij peticioni theksojnë se ai vend mori një vendim për pavarësinë e Kosovës pa debat parlamentar paraprak dhe asnjë pjesëmarrje të shumicës dhe opozitë.
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...