Presidenti bolivian, Evo Morales, ka deklaruar se SHBA-të janë duke përgatitur një intervenim ushtarak në Venezuelë, pas një lufte ekonomike kundër këtij vendi të Amerikës së Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Pasi ka sulmuar ekonomikisht Venezuelën, Donald Trump po përgatit një ndërhyrje ushtarake kundër këtij vendi”, shkroi në llogarinë e tij në twitter Morales.
“Ne zotohemi për të ndaluar dhunën, përndryshe Trump do të jetë përgjegjës për kthimin e vdekjes dhe shkatërrimit që gjithmonë e përcjell luftën”, shtoi ai.
Venezuela është tronditur nga protestat që nga 10 janari kur presidenti Nicolas Maduro u betua për një mandat të dytë pas një votimi të bojkotuar nga opozita.
Tensionet u ngritën kur Juan Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.
Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika kanë shprehur solidaritet me presidentin Maduro.
Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pe...
Gjykata Kushtetuese: Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 34 ...
E trishtë: Vajza binjake 3-vjeçare mbijetoi nga aksidenti ku...
Lëshohet urdhër arrest për aktoren e famshme turke, Hande Er...
“Do bëjmë gjithçka për të arritur Botërorin”, kapiteni i Shq...
Konjufca takon diplomaten nga Holanda, MPJD thotë se u riafi...