Maja Kociançiq, zëdhënëse e përfaqësueses për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini, ka mohuar se ka bisedime të fshehta mes dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.
Për KTV-në, Kociançiqi ka thënë se për të vazhduar dialogu duhet të hiqet vendimi për taksën.
“Nuk e kam parë deklaratën e kryeministrit, por sa herë që mbajmë takime në nivel presidentësh, si ndërmjetësues të dialogut, bëjmë njoftime paraprakisht lidhur me këto takime të nivelit të lartë. Përqendrimi ynë është të punojmë në marrëveshje ligjërisht të obligueshme, e cila do të zgjidhë çështjet e hapura që do të jenë të pranueshme mes palëve dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të pranuara edhe nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë për KTV-në, përmes telefonit, Maja Kocijançiq.
E pyetur se a ekziston një draft-marrëveshje mes dy presidentëve Thaçi-Vuçiq, Kociançiqi ka thënë shkurt se ‘puna po vazhdon’.
Ndërkaq, të martën, Ramush Haradinaj ka akuzuar ndërmjetësuesen e dialogut Federica Mogherini, se po zhvillon bisedime të fshehta Kosovë –Serbi.
Për këtë situatë të krijuar, opozita fajtor e lë kryeministrin.
Partneri i koalicionit të Haradinajt, Nisma Socialdemokrate, beson se ka biseda të fshehta të presidentit Thaçi me homologun e tij serb.
Sipas ekipit negociator, në krye me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, ende nuk ekziston asnjë draft-marrëveshje për dialogun Kosovë-Serbi.
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...