Real Madridi duket se nuk ka hequr dorë në garën për shërbimet e yllit të Benficas, Jotan.
Gjiganti në La Liga e ka në shënjestër sulmuesin dhe e sheh atë si një zëvendësues afatgjatë të Cristiano Ronaldos që iu bashkua Juventusit vitin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridit iu refuzua një ofertë 16 milionëshe nga Aguias vitin e kaluar dhe gazeta AS pretendon se ata do të japin gjithçka verës për talentin e shumëvlerësuar.
19-vjeçari është njëri nga talentët më të mirë në futbollin portugez dhe ka arritur të depërtojë në skuadrën e parë të Benficas këtë sezon. Jota ishte golashënuesi më i mirë dhe ishte emëruar në skuadrën e turneut kur Portugalia fitoi vitin e kaluar Kampionatin Evropian U19.
Jota ka siguruar kontratë profesionale këtë muaj dhe ajo i siguron atij qëndrimin në skuadrën aktuale deri në vitin 2022.
Benfica dëshiron të mbajë në skuadër sulmuesin ngazëllyes dhe i ka ofruar atij një marrëveshje luksoze për ta mbajtur atë në Estadio Da Luz përtej këtij sezoni.
Marrëveshja e re do të ketë një klauzolë 104 milionëshe për të mbajtur larg gjigantët evropian./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...