Gjilani ka njoftuar se e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Sadat Pajaziti.
Trajneri kishte ardhur në krye të klubit në fillim të sezonit, por që shumë herët u eliminua nga të gjitha objektivat.
Klubi me një komunikatë për shtyp ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshje për prishje të kontratës.
“Skuadra e Gjilanit ditën e sotme me marrëveshje të dyanshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm, Sadat Pajaziti”.
Në vend të tij përkohësisht është emëruar Alban Hyseni, që edhe në sezonin e shkuar për disa ndeshje e ka kryer këtë detyrë.
“Ushtrues detyre në postin e trajnerit është caktuar, Alban Hyseni”.
Gjilani e ka falënderuar Pajazitin për punën e bërë në klub:“Klubi futbollistik SC Gjilani, e falënderon Pajazitin për kontributin e dhënë deri më sot, dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës së tij menagjeriale”.
Gjilani mbetet në pozitën e katërt në Superligë me 27 pikë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë