Ylli i PSG-së, Angel di Maria pothuajse i kishte përfunduar karriera nën urdhrat e Louis van Gaalit te Manchester United.
Argjentinasi ka shpenzuar vetëm një sezon në Old Trafford pasi kishte arritur për një shumë rekorde të transferimit anglez, në verën e vitit 2014.
“Isha në Manchester dhe gjithçka ishte mirë me Van Gaalin gjatë dy muajve të parë. Pas një fjalosje, gjërat nuk ishin të njëjta. Marrëdhënia nuk ishte e njëjtë”.
“Mosmarrëveshja me Van Gaalin ndodhi për shkak se gjithmonë më tregonte gjëra të këqija dhe negative”.
“Një ditë jam fjalosur me të, i thashë se nuk dua t’i shoh më këto gjëra, se po i bëja gjërat mirë dhe e pyeta pse nuk po më tregonte gjëra të mira. Ai nuk e pëlqeu si i fola dhe prej aty filloi i gjithë problemi”, kujton futbollistin kohën e kaluar në Angli.
Theksojmë se 31-vjeçari ka djersitur 27 herë fanellën e Djajve të Kuq dhe ka realizuar vetëm tri gola në të gjitha garat.
Ndryshe, Di Maria sërish ka rast të takohet me Manchester Unitedin në kuadër të ndeshjes së dytë të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve.
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin
Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emoc...