​Kuçi dhe Daviet për thellim të marrëdhënieve Kosovë-Francë

21:42 | 15 Shtator 2015
M. A.

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Ambasadoren e Francës Maryse Daviet, të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar ambasada e Francës dhe Franca në përgjithësi në Kosovë, në veçanti në fuqizimin e sektorit të sundimit të ligjit.

Ambasadorja Daviet ka shprehur mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Drejtësisë duke vlerësuar vendosmërinë e këtij institucioni në intensitetin e reformave në drejtësi.

Kuçi dhe Daviet kanë shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Francës të thellohet edhe më shumë, thuhet në komunikatën e MD-së.

Shpërndaje në rrjete sociale