Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet me 8 tetor në ‘Elbasan Arena’
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF)ka njoftuar se sot ka nxjerr në shitje biletat online për ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet me 8 tetor në ‘Elbasan Arena’
Si edhe ne ndeshje te mëparshme, njoftojmë te gjithë tifozët se stadiumi Elbasan Arena është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat kane elemente sigurie të nivelit më të lartë, te dukshëm dhe te padukshëm ne sy te lirë. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara”, thuhet në njoftimin e FSHF-s
Biletat për ketë ndeshje do te jene të personalizuara dhe për asnjë arsye, asnjë person i cili nuk do te mbaje një bilete me emrin e tij mbi bilete nuk do të lejohet të hyje në stadium.
FSHF ka bërë të ditur se lista e personave të pajisur me bilete do t’i komunikohen Policisë se Shtetit për të mundësuar identifikimin dhe ndalimin e te gjithë personave problematike apo te dyshuar si potencialisht të rrezikshëm për mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjes.
Kliko këtu për të rezervuar biletën online për ndeshjen Shqipëri – Serbi
Çmimet e biletave për ketë ndeshje janë si me poshtë:
Tribunat C2, G2= 1.000 leke (7 euro)
Tribunat C1, C3, G1= 1.500 leke (10 euro)
Tribunat D, F= 2.000 leke (14 euro)
Tribuna E= 3.000 leke (20 euro)
Tribunat B1, B5= 6.000 leke (40 euro)
Tribunat B2, B4, A1, A4= 8.000 leke (57 euro)
Tribuna A2, A3, B3= 10.000 leke (71 euro)
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...