Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmood Qureshi, njoftoi se i ka shkruar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku i kërkon të veprojë për të ulur tensionet me Indinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qureshi duke folur në një program televiziv në ARY News, ka njoftuar se në letrën e tij ka përcjellë shqetësimet për retorikën e Indisë, e cila është në proces zgjedhor ka zhvilluar kundër Pakistanit pas sulmit të javës së kaluar në Kashmir.
Pasi ka bërë të ditur se ka paralajmëruar Guterres mbi ndikimet negative që do të shkaktojë tensioni në rritje i Indisë, Qureshi ka theksuar se disa javë para sulmit i ka përcjellë 5 anëtarëve të përhershëm të OKB-së rezervat që India me shqetësimin e votave mund të zhvillojë fushatë kundër Pakistanit.
Më tej Qureshi ka transmetuar se në letrën e tij dërguar Guterres kërkon nga ai që të veprojë për të ulur tensionin mes Indisë dhe Pakistanit pas sulmit të ndodhur në Kashmir, dhe se Pakistani do të ndërmarrë hetimin e nevojshëm në rast se India jep dokumente të vlefshme që vërtetojnë se pas sulmit qëndrojnë grupet që mbështeten nga Pakistani.
Tensionet mes Pakistanit dhe Indisë u rritën përsëri pas sulmit të 14 shkurtit në Kashmir.
Në sulmin e ndërmarrë në Kashmirin nën kontrollin e Indisë humbën jetën 44 ushtarë indianë, ku India kishte pretenduar se sulmuesit mbështeten nga Pakistani.
Ndërsa Pakistani ka refuzuar këto pretendime dhe bëri një deklaratë ku ka dënuar këtë sulm.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...