Kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Punues për shqyrtimin e Projektligjit për Qeverinë.
Ai ka thënë se ky projektligj rregullon jo vetëm numrin e resorëve, të emëruarve politikë por edhe numrin e përgjegjësive dhe ndërlidhjen e tyre.
“Me këtë projektligj nuk e bëjmë vetëm zvogëlimin mekanik të të punësuarve, por edhe saktësohet marrja e përgjegjësive dhe mënyra e marrjes së detyrave”, është shprehur Haradinaj.
Ndërkaq Koordinatori i grupit, Besnik Tahiri, ka thënë se ky projektligj është hapi më i madh në reformën shtetërore.
Ai ka thënë se Projektligji për Qeverinë është bazamenti i administratës shtetërore.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit