Sipas një raporti parlamentar të deputetëve britanikë, rrjeti social “Facebook” i ka shkelur qëllimisht ligjet për privatësi dhe konkurrencë dhe duhet të jetë pjesë e hetimeve për shkelje të rregulloreve. Deputetët i kanë vlerësuar udhëheqësit e kësaj kompanie si banditë digjitalë.
Në raportin përfundimtar të komisionit për digjitalizim, kulturë, medie dhe sport, i cili është hartuar pas hetimeve që zgjatën 18 muaj, rrjeti social akuzohet për pengim të qëllimshëm të hetimeve dhe për dështim në parandalimin e ndikimit rus në zgjedhje.
“Demokracia është në rrezik nga sulmimi i qytetarëve me informata të rreme dhe reklama të personalizuara nga burime të paidentifikuara dhe të shpërndara përmes platformave kryesore të rrjeteve sociale”, tha shefi i këtij komisioni, Damian Collins.
Komisioni parlamentar e ka akuzuar shefin e Facebookut, Mark Zuckerberg, për përpjekje që t’i refuzojë tri kërkesa të parlamentit për marrje të dëshmive dhe i ka bërë thirrje qeverisë britanike që ta fillojë një hetim të pavarur për ndikimin e jashtëm në referendumin e Skocië për pavarësi, referendumin për dalje të Britanisë nga BE-ja dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, shkruan “The Guardian”.
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt