Gjatë ditës së djeshme në Komandën e Forcës Tokësore të FSK-së nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit një delegacion i senatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesuar nga senatori James M. Inhofe – Kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, i cili shoqërohej edhe nga senatorët: Michel B. Enzi; John N. Boozman; Marion Round; dhe përfaqësuesit Trent Kelly dhe Gregory Gianforte.
“Në takim komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama njoftoi senatorët, për aktivitetet e zhvilluara në kuadër të partneritetin tonë me SHBA-të, rëndësinë që ka për neve ky partneritet dhe në veçanti për Programin e Partneritetit Shtetëror me IOËA-në, bashkëpunimi me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) që është i atashuar në Ministri dhe Forcë si dhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in. Po ashtu gjeneral Rama i njoftoi mysafirët e lartë nga SHBA-të edhe me detyrat dhe planet që e presin FSK-në, me mision të ri – mision ushtarak, në ngritjen e strukturës dhe kapaciteteve operacionale, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të, me partnerët tjerë strategjik, NATO-n dhe vendet aleate”, thuhet në komunikatën për media.

Kryesuesi i delegacionit të senatorëve nga SHBA-të, senatori James M. Inhofe ndër të tjera u shpreh se Kosova është partner i rëndësishëm për ShBA-të.
“Jam i nderuar ta udhëheqi delegacionin nga Kongresi amerikan, në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit Rus në rajon”, ka thënë Inhofe.

Në takim ishin të pranishëm edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe kolonel Jeton Dreshaj.

Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit