Republika e Maqedonisë së Veriut sot do të jetë në rendin e ditës në mbledhjen e ministrave për Punë të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, njofton AIM nga Brukseli.
Pas marrjes së njoftimit zyrtar nga Shkupi për përdorimin e emrit të ri, Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së sot do të shënojë se vendi ka ndryshuar emrin e vet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim, BE edhe njëherë do përshëndes marrëveshjen e Prespës dhe do të jap mbështetje për këtë proces, e cila duhet të sjell më shumë stabilitet.
Pritet që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, e cila është kryetare e Këshillit për Punë të Jashtme, ose eurokomisari Johannes Hahn që të mbajë fjalim para ministrave për hyrjen në fuqi të emrit të ri, të dakorduar në mes Shkupit dhe Athinës.
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt