Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i kënaqur me prezantimin e Serbisë në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Pas pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pozicioni i Serbisë është më i mirë se që ka qenë dhe kjo e bën të ndihet krenar.
“Nuk e kam ditur se të gjithë në botë, mund të them nga të gjitha shtëpitë e mëdha mediale, kanë interesim për temën e Beogradit dhe Prishtinës që është bërë një prej çështjeve kryesore jo vetëm për ne por edhe rajonin, Evropën e mund të them edhe mbarë botën”, u shpreh Vuçiq për “RTS”, transmeton lajmi.net.
Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se Kosova është pjesë e Shqipërisë, Vuçiq tha: “Ne e kemi politikën tonë, e dimë rrugën tonë, ne duhet të jemi bashkëpunues ndaj bashkimit evropian”.
“Për këtë arsye pozicioni i Serbisë është ndryshe dhe më i mirë se që ka qenë. Dhe, për këtë arsye jam shumë krenar”, u shpreh ai.
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt