Partitë Opozitare në vend si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po e mbështetin qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për taksën 100% që është vendosur kundër mallrave të Serbisë.
Deputet e këtyre partive vazhdojnë të thonë se taksa ka qenë vendim i drejtë. Gjithashtu shpresojnë që me taksën 100% nuk do ta bënte veprimin e pishmanit, siç ka bërë me demarkacionin.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, thotë se e inkurajojnë të mos heq dorë nga veprimi kundër mallrave serbe.
“E mbështesim deri në fund ne i ofrojmë mbështetje për këtë veprim të qeverisë ndaj produkteve serbe, duke konsideruar që nuk është gjithçka por është hap drejtë riprocitetit me Serbinë, e kemi mbështetur dhe e mbështesim, gjithsesi e inkurajojmë që mos të heq dorë nga një veprim i tillë kundër mallrave serbe”, ka thënë ai.
Tutje Selimi tha se, nuk do doja ta bënte veprimin e pishmanit siç e ka bërë me demarkacionin.
“Kryeministri duhet ta zbatojë dhe do të duhej ta zbatonte ashtu siç ka deklaruar Haradinaj pra duhet të ngulë këmbë në veprimet që i bënë vetë nuk besojë dhe nuk do të doja që ta bënte veprimin e pishmanit siç e ka bërë me demarkacionin kështu që do të duhej të qëndronte deri në fund”, tha ai.
E, deputetja e Partisë Social Demokrate Shqipe Pantina, ka thënë se taksa ka qenë e drejtë në kohën që është vendosur.
Gjithashtu thotë se nuk ka indikator që mundet ta shpjegoj se kur do ta ndërronte qëndrimin rreth taksës 100% Qeveria.
“Mendojë që taksa ka qenë e drejte në kohën që është vendosë dhe Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që më në fund ka reaguar ndaj të gjitha këtyre shkelje të marrëveshjes që i ka bo Serbia, po flasë për marrëveshjet që kanë shkuar më herët në Bruksel, sidomos për fushatën e egër të Serbisë kundër integrimit të Kosovës në çfarëdo organizimi ndërkombëtar. I takon Qeverisë dhe krerëve të vendit të ulën dhe të vlerësojnë por veç se taksa e ka arritur efektin e vet. Nuk ka ndonjë indikator që mundet ta shpjegoj ose që mundet ta aprovoj se kur do ta ndërronte qëndrimin Qeveria rreth taksës”, ka thënë Pantina.
E ndonëse dy partitë e tjera opozitare shprehen pro vendosjes së taksës, qëndrim tjetër ka partia me e madhe opozitare LDK.
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, tha se vendimin për taksën e kanë marrë pa konsultim me askënd, andaj sipas tyre Qeveria duhet të qëndroj edhe para dëmeve që do ti ketë vendi.
“Vendimin për taksën e ka marrë koalicioni qeverisës, pa konsultim paraprak me askënd, andaj i takon të marrin edhe vendimet pasuese”, ka thënë Mustafa.
Ndryshe, pavarësisht presioneve nga SHBA dhe BE kryeministri, Ramush Haradinaj, është i vendosur të mos marrë hapa të pezullimit apo heqjes, pa një dakordim për njohje të Kosovës nga ana e Serbisë./arbresh.info/Ardita Zeka/.
Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurime...
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...