Një rrugë në Prishtinë, e emërtuar me datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, “17 shkurti”, nuk është më e gjatë se 300 metra.
Ndryshe nga sheshet apo edhe rrugët qendrore, për qytetarët ajo është pothuajse e panjohur.
Rrugë të ngjashme dytësore të emërtuara “17 shkurti”, përgjatë këtyre 11 vjetëve të pavarësisë në gjithë vendin, janë edhe 21 të tjera sikurse kjo në Fushë Kosovë, raporton KTV.
Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës kanë thënë se asnjë shesh apo rrugë kryesore nuk është emërtuar me datën e shpalljes së pavarësisë.
17 shkurti duhet të jetë emër sheshi, thonë qytetarët të cilët e kërkojnë këtë nga kuvendet komunale.
Por, ka edhe të atille që thonë se jo gjithçka duhet të lidhet me pavarësinë.
Ndërsa, përveç emërtimit “17 shkurti”, sipas të dhënave, 21 komuna kanë vënë emra rrugësh edhe si “Pavarësia”. Edhe ato, sipas Ahmetit, janë rrugë dytësore. Ndërkohë, është vetëm një rrugë në vend që mban emrin “Pavarësia e Kosovës”.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...