Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë.
Kreu i PSD-së një herësh edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për përvjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar se, Kosova ka edhe shumë punë për t’u forcuar e konsoliduar, për t’u zhvilluar e mbrojtur, por që sipas tij, sot duhet të gëzohemi e festojmë për të gjitha përparimet.
Postimi i plotë i Ahmetit pa ndërhyrje:
11 vite shtet! Ka edhe shumë punë për t’u forcuar e konsoliduar, për t’u zhvilluar e mbrojtur.
Por sot gëzohemi e festojmë për shtetin tonë, për të gjitha përparimet duke i uruar njëri tjetrit një Kosovë sa më të fortë, me sa më shumë mirëqenie për të gjithë.
Urime Kosovë!.
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...