Në Fakultetin Filozofik në Zagreb ambasadori i Kosovës, Gëzim Kasapolli dhe Vesna Vlahoviq Stetiq, dekane e Fakultetit Filozofik kanë diskutuan për mbarëvajtjen e kursit të gjuhës kroate në Universitetin e Prishtinës dhe fillimin e kursit të gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit.
Ata kanë diskutuar edhe për përgatitje e hapjen të degëve të gjuhëve përkatëse në Universitetin e Prishtinës dhe të Zagrebit, transmeton Koha.net.
Në një prononcim për media Kasapolli ka thënë se, “dija është fuqi dhe rinisë sonë duhet t’iu hapim rrugë për arsimin dhe të avancohen sa më shumë pasi kemi rini të shëndoshë”.
Derisa Stetiq ka deklaruar se ky është një hap para ndërmjet Prishtinës dhe Zagrebit.
Në fund të konferencës Kasapolli ka thënë se një punë të madhe drejt këtij bashkëpunimi e ka bërë deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Përlaskaj.
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...