Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurin Sh. K., me dyshimin se i njëjti, në mënyrë të vazhdueshme, edhe atë 24 herë ka kryer veprën penale” vjedhje”.
“I pandehuri dyshohet që ka kryer 24 vjedhje të biçikletave në data, dhe lokacione të ndryshme dhe sipas deklaratave të dëmtuarve dëmi material që iu ka shkaktuar arrin shumën e 5. 085 euro”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo Prokurori.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
Rubio: Fushata ushtarake kundër Iranit ka qenë jashtëzakonis...
FIFA konfirmon rregullat e reja për Kupën e Botës 2026
Luis de la Fuente komenton mospërfshirjen e lojtarëve të Rea...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Shqipëria e pret sonte Izraelin në “Air Albania”
Dua Lipa publikon albumin e fotografive nga dasma me Callum ...