Josep Maria Bartomeu ka folur edhe një herë rreth një rikthimi të mundshëm të Neymarit te Barcelona.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se ata nuk e kanë në plan ta rikthejnë Neymarin në skuadër.
I pari i skuadrës katalonase ka bërë të ditur se është e vështirë ta kompletosh një transferim të tillë, pasi PSG nuk do të heq dorë nga lojtari i tyre më i mirë.
“Kam folur me Neymarin, jemi takuar disa herë, ama njerëzit e tij kurrë nuk më kanë thënë se ai dëshiron të kthehet”, tha ai për Radio Barcelona.
“Askush nuk na ka telefonuar për këtë çështje. Neymari ka kontratë me PSG. Ky është sezoni i tij i dytë dhe është e vështirë ta imagjinosh se ata duan ta shesin. Ne nuk deshëm.”, shtoi Bartomeu.
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...