Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, është prononcuar për rastin tragjik të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë.
“Për fat të keq, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku është rrokullisur një autobus me 50 udhëtarë. Ne kemi reaguar në kohë. Të gjithë institucionet shtetërore por edhe disa private janë kyqur. Janë pranuar 25 pacientë. Katër pacientë janë duke u hospitalizuar kurse ndaj dy prej tyre do të bëhet ndërhyrje kirurgjike. Numri i viktimave shkon në 13.” tha Filipçe.
Përndryshe, rreth orës 17:00 një autobus është rrokullisur në autostradën Shkup-Tetovë.
Helikopterë, ambulanca, ekipet policore dhe qytetarë të shumtë u angazhuan për të nxjerrë udhëtarët e lënduar që ishin bllokuar në autobusin e rrokullisur, njofton Telegrafi Maqedoni.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj