Në seancën e sotme të KK të Mitrovicës, Safet Kamberi nga LDK është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal me 19 vota për dhe 13 kundër.
Ai me këtë rast është zotuar se do të bashkëpunojë me të gjithë për të punuar për çështje që kanë të bëjnë për qytetarët dhe të mirën e komunës.
“Ju garantoj bashkëpunim të mirë të gjithëve. Do të jemi unikë në të gjitha çështjet që do të parashtrohen, duke shpresuar në sukses të përbashkët”, ka thënë Kamberi.
Ndryshe, KK i Mitrovicës aktualisht ka 32 këshilltarë nga gjithsej 35 sa kanë qenë gjithsej, pasi tre prej tyre kanë dhënë dorëheqje më herët, ndërkohë që nuk është bërë zëvendësimi i tyre.

Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...
Ndalohen tre persona për veprën penale ‘Lëndimi i leht...
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...