Insistimi i presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë dhe rezistenca e kryeministrit Ramush Haradinaj për të mos e hequr taksën ndaj produkteve serbe ka bërë që të përshkallëzohet “lufta” mes dy liderëve kryesorë të vendit.
Analistët vlerësojnë se duke u nisur nga zhvillimet aktuale në fund do të dalë fitues vetëm njëri prej protagonistëve, shkruan Gazeta “Zëri”.
Shpërfaqja e idesë për korrigjim të kufirit me Serbinë nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe vendosja e taksës nga Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, kanë bërë që të dy krerët e institucioneve kyçe të vendit të përplasen ashpër mes vete. Përderisa presidenti Thaçi po vazhdon të insistojë në korrigjim të kufirit me Serbinë, shefi i ekzekutivit është barrikaduar fuqishëm kundër një skenari të tillë.
Kjo, pasi sipas Haradinajt secili qytetar, duke përfshirë këtu edhe presidentin është i obliguar ta mbrojë Kushtetutën e vendit dhe kufijtë e 17 shkurtit të vitit 2008. Kushdo që e cenon pavarësinë e Kosovës, sipas tij, mund të cilësohet lirshëm armik i popullit. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se një “luftë” e tillë mes krerëve institucionalë ndikon tejet negativisht për Kosovën.
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...