Nga Lezha ku zhvilloi një takim me qytetarë në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”, kryeministri Rama tha se protesta që po thërret Lulzim Basha me thirrje për rrëzimin e tij nuk është gjë serioze, por thjesht një mesazh dashurie.
Sipas kryeministrit, udhëheqësi i Partisë Demokratike në opozitë po kërkon diçka, të cilën nuk ka kurajo t’ia thotë hapur atij.
“Prapë do ta takoj sa të bëjë një çik sikur nuk do. Atë ‘sikur’ s’do ai e ka me protesta, me çadra, revolucione, me përmbysje. Shkon nëpër Shqipëri dhe mbledh Franin me shoqërinë e tokave dhe thotë ‘hajdeni ta rrëzojmë’. ‘Ta rrëzojmë’ është mesazh dashurie, por nuk ka kurajo ta thotë hapur ku e ka hallin. Nuk është puna tek ai, se ai është artist. Por unë habitem me këta që vazhdojnë dhe kujtojnë se ai e ka seriozisht. Ai seriozisht ka vetëm atë që nuk thotë”, u shpreh Rama./tch
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...