Juventusi duket se nuk e ka mbyllur pazarin e tij në Premier League. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “The Guardian”, Zonja e Vjetër tashmë ka hedhur sytë edhe nga Liverpuli, duke tentuar blerjen e Mohamad Salah.
Sulmuesi egjiptian i The Reds sezonin e kaluar bëri një paraqitje të shkëlqyer, por edhe në sezonin aktual statistikat e tij janë të mira, teksa ka 17 gola të shënuar në kampionat, 3 në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që ka dhënë edhe 8 asist.
Gjithnjë sipas “The Guardian”, Juventus është gati të përfshijë në tratativat me Liverpulin për Salah kartonin e Paulo Dybala, me argjentinasin që duket se pëlqehet nga trajneri Jurgen Klopp. Por, problemi në këtë pikë, sipas kësaj të përditshmeje, është kostoja totale e këtij operacioni të merkatos që kap vlerën e 175 milionë eurove, një shifër kjo vërtet shumë e lartë, por jo e pamundur që Juventus ta paguajë duke parë se çfarë ndodhi më parë me Cristiano Ronaldon./tch
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?