Real Madridi është emëruar klubi më i madh i futbollit në botë nga revista franceze e futbollit, France Football.
Në edicionin e muajit shkurt, kjo revistë e publikoi listën me 30 klubet më të mëdha të botës dhe dy klube spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona, e gjejnë veten në krye të kësaj liste.
Ekipi i kësaj reviste e përpunoi këtë listë në bazë të analizës së lojtarëve, audiencës televizive, ndjekësve në rrjetet sociale, mesatarja e tifozëve të pranishëm në stadium, përfitimet, shpenzimet, vlera e tregut e skuadrës dhe rëndësia historike e klubit.
Për kriterin e fundit, rëndësia historike e klubit, edhe vet revista franceze e pranoi se është vlerësuar në mënyrë më subjektive.
85 klube u vlerësuan në bazë të këtyre kritereve dhe lista finale përbëhej nga 30 klubet më të mëdha të botës.
Real Madridi e mposhti Barcelonën në garën për vendin e parë, ndërsa pas tyre, në vendin e tretë, renditet Manchester Unitedi.
Pesë klube të Premierligës paraqiten në Top 10, ndërsa vetëm dy nga Spanja, një nga Gjermania, një nga Italia. Paris Saint-Germaini është klubi francez me vlerësimin më të lartë dhe renditet në pozitën e shtatë.
Top 10 klubet më të mëdha në botë, sipas France Football:

Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...