Mbrojtësi i majtë i Bayern Munich, David Alaba ka komentuar lëvizjet e fundit të skuadrës së tij.
Mbrojtësi me pasaportë austriake ka vlerësuar lartë transferimet e reja të gjigantit bavarez, duke thënë se ata kanë një të ardhme të ndritur.
Interesimi i kampionëve të Bundesligës për Callum Hudson Odio dhe talenteve nga liga e Amerikës është veprim i mençur sipas Alaba.
“Ata janë talent të mëdhenj. Skautët tanë kanë parë potencialin në këta lojtarë të rinj që do të na ndihmojnë në të ardhmen” ka thënë Alaba, transmeton lajmi.net.
“Por, unë nuk mendoj se fokusi është vetëm tek nënshkrimi me lojtarët e rinj” ka thënë tutje austriaku.
Alaba dhe Bayern Munich kanë hasur në konkurrencë të fortë këtë edicion në Bundesliga dhe tashmë e gjejnë vetën prapa Borussia Dortmund.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...