Superliga e Kosovës kthehet këtë fundjavë me derbin gjilanas, që luhet më 17 shkurt
Pjesa e dytë e sezonit në Superligën e Kosovës në futboll do të nisë këtë fundjavë.
Dhe, menjëherë do ta kemi një derbi.
Bëhet fjalë për derbin më të madh në Kosovë, atë në mes të Dritës dhe Gjilanit, e cila do të zhvillohet të dielën, më 17 shkurt, në ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Kjo ndeshje do të fillojë në orën 13:30.
Drita duhet ta gjejë shpejt trajnerin e ri pasi sot u nda me trajnerin Shpëtim Duro. Përballja në mes të dy ekipeve gjilanase ka qenë gjithmonë e zjarrtë dhe tifozët e këtyre skuadrave, “Intelektualët” dhe “Skifterat” gjithmonë krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna.
Rubio: Fushata ushtarake kundër Iranit ka qenë jashtëzakonis...
FIFA konfirmon rregullat e reja për Kupën e Botës 2026
Luis de la Fuente komenton mospërfshirjen e lojtarëve të Rea...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Shqipëria e pret sonte Izraelin në “Air Albania”
Dua Lipa publikon albumin e fotografive nga dasma me Callum ...