
Torino, 20.11.12, Juventus Stadium, Uefa Champions League, Juventus - Chelsea. Nella foto: Claudio Marchisio
Juventusi ka konfirmuar se Claudio Marchisio do të mungojë së paku edhe një muaj si pasojë e lëndimit.
Mesfushori italian u rikthye në fushë në fundjavë kundër Chievos, mirëpo u detyrua të largohej pas pjesës së parë si pasojë e dëmtimit.
Ai iu është nënshtrua ekzaminimeve mjekësore mëngjesin e të hënës dhe Bianconerët kanë konfirmuar se nuk do të luajë në katër javët e ardhshme.
Në një njoftim të Juves thuhet se dëmtimi është në muskulin e këmbës së djathtë.
“Prognoza e riaftësimit është rreth 30 ditë”, thuhet në komunikatë.
Kjo do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjet kundër Genoas, Frosinones, Napolit dhe Bolognas në Serie A, si dhe ndaj Manchester Cityt dhe Sevillas në Ligën e Kampionëve.
Sipas parashikimeve, ai mund të kthehet në Derby d’Italia më 18 tetor kundër Interit.
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën