Pas disfatës së pësuar në xhiron e fundit kundër kampioni në fuqi – Manchester Cityt, Arsenali ka arritur t’i kthehet fitoreve në Premierë Ligë.
“Topçinjtë” kanë mposhtur me rezultat 2 me 1 skuadrën e Florent Hadergjonajt – Huddersfield Town në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 26-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Alex Iwobi (16′) dhe Alexandre Lacazzette (44′) shënuan për skuadrën nën udhëheqjen nga trajneri spanjoll Unai Emery, ndërsa goli tjetër ishte autogol nga Sead Kolasinac gjatë minutave shtesë të ndeshjes.
Hadergjonaj nuk ishte fare i pranishëm në këtë ndeshje, ashtu si Granit Xhaka si pasojë e lëndimit, ndërsa Shkodran Mustafi luajti për plotë 90 minuta në stadiumin John Smith.
Me këtë fitore, Arsenali vazhdon qëndrimin në pozitën e gjashtë në tabelë, me tri pikë larg top katërshes, ndërsa Huddersfield qëndron në fund të tabelës me vetëm 11 pikë./arbresh.info/
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...