Presidenti amerikan Donald Trump thotë se samiti i tij i dytë me liderin veri-korean Kim Jong-un do të mbahet në kryeqytetin vietnamez Hanoi.
Dy burrështetasit do të takohen me 27-28 shkurt për bisedime që priten të fokusohen në bindjen e shtetit komunist për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore, transmeton portali arbresh.info.
Marrëdhëniet moderne me Vietnamin shihen si një model për lidhjet e SHBA me Veriun.
Një i dërguar i SHBA mbajti bisedime “shumë produktive” me Veriun për t’u përgatitur për samitin e ri, tha Trump.
Samiti i parë midis Presidentit Trump dhe Z. Kim në Singapor, qershorin e kaluar, krijoi një mbulim dhe optimizëm të rëndësishëm, por dha shumë pak zhvillime konkrete.
Të dyja palët thanë se ishin të angazhuar për denuklearizim por nuk dha detaje se si kjo do të kryhet ose verifikohet./Arbresh.info/
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...