Vedat Muriqi është duke shkëlqyer te skuadra e tij e re në Turqi.
Ylli i Përfaqësues së Kosovës ka arritur të shënojë një tjetër gol për skuadrën turke Rizespor në takimin e sotëm (e shtunë) këtë pasdite kundër Antalyasporit, shkruan portali arbresh.info.
Vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes së xhiros së 21-të në Superligë, sulmuesi kosovar realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga një distancë e pabesueshme.
Topi i goditur larg zonës së rreptësisë përfundoi në qoshe të portës në krahun e djathtë të portierit.
Muriqi, i cili dukej i befasuar me atë që bëri, shënoi golin e tij të shtatë në Superligë./arbresh.info/
(Goli nga Muriqi mund ta shikoni këtu ose më poshtë)
https://twitter.com/forzaslan57/status/1094226573723607041
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind