Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka njoftuar sot se kontingjenti prej 30 ushtarëve kroat është dërguar në Kosovë në mbështetje të operacionit të NATO-s për ruajtje të paqes.
Kontigjenti i 30 ushtarëve kroat nga kazermat Knez Trpimir në Divulj pranë Trogir është dërguar në operacion paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, ku forcat kroate kanë marrë pjesë 10 vitet e fundit.
Largimi i kontingjentit u shoqërua nga kreu i njesisë ajrore të 93-të, kolonel Boris Panic, i cili vuri në dukje se Forca Ajrore Kroate (HRZ) në misionin në Kosovë ka qen vazhdimisht duke marrë pjesë që nga viti 2009.
Komandanti i 30-të i kontingjentit, koloneli Stjepan Stepiq tha se ushtarët janë të përgatitur mirë, me përvojë dhe të gatshëm për një mision tjetër.
“Për dhjetë vitet e fundit, anëtarët tanë kanë kontribuar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës nën kujdesin e operacionit të NATO-s dhe roli ynë është gjithashtu të konfirmojmë angazhimin e plotët ë kësaj kohe për suksesin e misionit dhe për të prezantuar vendin me dinjitet dhe nder”, është shprehur Stepiq.
Detyra themelore e ushtarëve kroatë në bazën amerikane Bondstil në Ferizaj është transportimi i personave dhe ngarkesave, kanë treguar autoritetet kroate.
Ndërkohë vlen të theksohet se Kroacia është ndër shtetet më përkrahëse të Kosovës në rajon.
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...