Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi synojnë të ‘pushtojnë’ podiumin e Grand Slamit në Paris 2019.
Grand Slami i Parisit 2019 mbahet nesër (e shtunë) dhe pasnesër (e diel), kurse ekipi ynë i xhudos përfaqësohet me tre garues.
Akili do të rikthehet në garën ku e nisi suksesin vitin e kaluar. Ai kishte fituar medaljen e artë në kategorinë e tij, deri në 73 kilogramë.
Kampionia e Evropës, Nora Gjakova garon në kategorinë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa nënkampionia e Evropës në kategorinë -52 kilogramë, Distria garon në -48 kg.
Gara e Grand Slamit vlerësohet njëra prej më të fortave në xhudo, ndërsa është e vlefshme edhe për pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Të tre xhudistët tanë garojnë të shtunën.
KOK iu uron fat dhe suksese garuesve tanë në rrugën drejt medaljeve.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...