Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka mohuar lajmin se VV do ta dërgojë sot në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për dialogun.
Ajo ka shkruar në Facebook se sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, një projektligj mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, qoftë në aspektin procedural apo përmbajtësor, vetëm pas miratimit në shqyrtim të dytë dhe atë brenda afatit 8 ditor.
“Qeveria duhet të tërhiqet nga ai projektligji skandaloz dhe jokushtetues, nëse nuk tërhiqet, atëherë ne do t’a dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese në përputhje me rregullat kushtetuese. Gjithashtu ne do të jemi dyfish opozitë me ata që nuk e qajnë kokën për vendin dhe qytetarët”. Ka shkruar ajo.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...