Përfaqësuesi i SHBA’së në Këshillin e Sigurimit, Jonathan Cohen, ka deklaruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, është e mundshme të arrihet në vitin 2019.
Këtë deklaratë përfaqësuesi i SHBA’së e bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që është duke u mbajtur për Kosovën.
“Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kjo është e arritshme në vitin 2019. Për Kosovën kjo nënkupton anulimin e tarifave për Serbinë dhe Bosnjës”, tha ai.
Ai po ashtu ka pohuar se UNMIK’u ka përmbushur mandatin e vet, dhe përmes zyrës së OKB-së mund të bëhen punë të tjera, por jo përmes UNMIK’ut dhe duhet të ketë një rivlerësim për praninë e OKB’së në Kosovë.
Lexo edhe: Vlora Çitaku: Kosova nuk negocion për pavarsinë e saj
Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama
Rama ndan pamjet nga Berati: Turistë nga vende të ndryshme p...
Flakët përfshijnë periferinë e Los Angeles/ Evakuime emergje...
Qendra e Studentëve organizon aksion për dhurimin vullnetar ...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...