Pak kush është përballur me ndjenjën sikur ka dhembje në flokë
Si është e mundur të ndodhë kjo? E keni dëgjuar shprehjen “po më dhembin flokët?” Kjo nuk është vetëm lojë fjalësh. Ekziston arsyeja përse dhembin flokët, transmeton Telegrafi.
Mbase logjika na thotë që flokët nuk mund të dhembin, mirëpo kjo gjithsesi mund të ndodhë. E gjitha fillon nga maja e kokës, pastaj përhapet në flokë. Për këtë dhembje 50 për qind fajtor jeni vetë, ndërsa për 50 për qind të tjera trupi juaj.
Në të vërtetë, maja natyrale e kokës apo moslarja me rregull mund të çojë deri në grumbullimin e yndyrës në majë të kokës.
Kjo shkakton inflamacion dhe të kruar, madje edhe dhembje. Aq më tepër nëse kruheni, nxisni lirimin e kimikalieve për shkak të të cilave do të shkaktoni inflamacion në gjithë kokën.

Me fjalë të tjera, më shumë gjak do të gjendet në atë pjesë të kokës, andaj vjen deri te dhembja pulsuese.
Mirëpo, dhembja mund të ndodhë edhe pas larjes, pra për këtë duhet e kanë produktet për larje të flokëve të cilat i përdorim, sepse yndyra dhe ndotja grumbullohen në saje të kimikalieve nga ato produkte.
Për ta penguar këtë dhembje, flokët lani rregullisht dhe përdorni sa më pak produkte të cilat i “ngufatin” flokët.
Gjithashtu, kurdo që mundeni, shmangni frizurat e shtrënguara dhe përdorni shampo të cilat i zbërthejnë yndyrat.
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...