Gjykata e Apelit në Shkup sot mbajti seancë për ankesën e mbrojtjes së biznesmenit Jordan Kamçev që t’i hiqet burgimi shtëpiak për rastin “Perandoria” të Prokurorisë Speciale Publike.
Siç njoftojnë nga gjykata për AIM, nuk është marrë vendim në seancën e sotme.
Në rastin “Perandoria” penalisht ndiqen 13 persona, mes tyre Sasho Mijallkov, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Dejan Janev, Vançe Mijallçev dhe Jovançe Taskoski.
Në paraburgim përveç Jordan Kamçev janë edhe bashkëpunëtorët e tij Nenad Josifoviq dhe Zorica Arsovska, drejtori i “Pellgonia” Svetan Pandelleski si dhe drejtori i firmës “Ekisko”, Todor Mirçevski.
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...