Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se me nënshkrimin e protokollit në Bruksel për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO janë siguruar kufijtë dhe siguria në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia më nuk është e izoluar, Maqedonia konsiderohet si një lajme e rralla të mira në kontinentin Evropian. Sigurimin e kufijve tanë nuk e sigurojmë vetëm ne, por e garanton edhe NATO, me çka sjell siguri të madhe në vend dhe rajon”, tha Sheqerinska.
Ajo gjithashtu tha se sot qëndrojmë në hyrjen drejtë të ardhmes, për të cilën askush nuk e mendonte para një viti dhe se gjysma tani është bërë realitet. Hyrja në këtë të ardhme është para neve, dhe siç tha ajo, dera është e hapur dhe ajo çka duhet të bëjmë është hapi i fundit që t’i sigurojmë të ardhme të sigurt vendit tonë.
Sheqerinska shtoi se kjo nuk është vetëm meritë e institucioneve, politikanëve, deputetëve, Qeverisë dhe Kuvendit, por është meritë edhe e qytetarëve të cilët kanë punuar dhe kanë pasur durim që 30 vjet.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...