Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakic, ka deklaruar se populli serb në Kosovë ka pranuar me shqetësim të madh deklaratat e fundit të Kryetarit të Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, i cili tha se “nësë preket qyteti i Mitrovicës, do të ketë luftë”
Rakiq deklaratat e Bahtirit i cilësoi i si kërcënime.
“Unë pres që KFOR-i dhe EULEX-i, në përputhje me mandatet e tyre, të rrisin gatishmërinë dhe veprimin parandalues në mënyrë që të mos shqetësojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve, sepse kërcënime të tilla të rrezikshme për paqen në këtë kohë kur tensionet janë të larta mund të pengojnë në mënyrë të pakthyeshme stabiliteti që ne, si përfaqësues të popullit serb, e kemi ndërtuar me përgjegjësi në një gjendje të pamundur” ka thënë Rakiq, shkruan Tanjug.
Deklaratat për luftë Bahtirii tha në tubimin për të shënuar 19 vjetorin e masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, që ndodhi në veri të Mitroivicës.
“Nëse preket Mitrovica, po ju garantoj se do të ketë luftë”.
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...