Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankesën për parregullsi në zgjedhjet lokale në Istog, e cila ishte bërë nga ish-kandidati i AAK-së për kryetar të kësaj komune, Gani Dreshaj.
Në një komunikatë për media Gjykata Kushtetuese bën të ditur se ankesa e Dreshajt është vlerësuar si e pabazuar.
“Gjykata konstaton se vendimet e kontestuara të PZAP-it dhe Gjykatës Supreme janë në pajtim dhe të përcaktuara me ligj, të arsyetuara dhe se të njëjtat nuk janë arbitrare ose qartazi të paarsyeshme. Është çështje tjetër nëse dispozita e lartcekur ligjore është në pajtim me Kushtetutën ose jo. Për këtë çështje, gjykata që në fillim deklaroi se korniza ligjore e cila rregullon të drejtën zgjedhore në Republikën e Kosovës nuk është objekt i shqyrtimit në këtë rast”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
Ndryshe, kundërkandidat i Dreshajt në zgjedhjet lokale ishte Haki Rugova nga radhët e LDK-së, i cili pas vendimit të Kushtetueses, do të vazhdojë ta mbajë këtë post.
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...