Komisioni i Ligjeve ka rrezuar sot me voten e maxhorances dekretin e Presidentit Meta për ligjin për “Noterinë”, megjithe kundershtimin e forte te opozites, PD dhe LSI ne kete komision.
Pak ditë më parë, kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim projektligjin për noterinë me argumentin se ai ka mangësi ligjore dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Mbledhja e sotme eshte shoqeruar me debate dhe replika mes paleve.
Kreu i komisionit te Ligjeve, deputeti i PS-se, Ulsi Manja ka theksuar se LSI eshte zeri ne Presidentit.
Ulsi Manja: Kemi dalë në fazën e diskutimeve të dekretit. Fjalën po ja jap zonjës Caka, se e ka kërkuar me pare. Dhe meqë është edhe zëri i Presidentit në komision.
Silva Caka: Leri komentet Ulsi, muhabete 5 lekshash
Kujtojme se maxhoranca ka vendosur që dekretimin e Metës ta rrëzojë, duke lënë ligjin në fuqi ashtu siç e kanë miratuar në seancë plenare.
Krahas këtij ligji, Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për “Kadastrën”, ndër ligjet më të rëndësishme për procesin e pronësisë në vend, i cili është pjesë e paketës së reformës së pronës.
Argumentet e Presidentit në këtë projektligj duket se kanë bindur maxhorancën, e cila ka vendosur që disa nga rekomandimet e kreut të shtetit t’i marrë në shqyrtim dhe t’i miratojë ato./Panorama
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...