Rukiqi: Rritja e pagave në sektorin publik ka dëmtuar rënd sektorin privat me dallime të mëdha rreth pagave

10:17 | 4 Shkurt 2019
A Z

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një konferencë për medie ka thënë se dy tema e kanë karakterizuar periudhën e fundit.

“Kjo që lidhet me pagat dhe buxhetin si dhe taksa. Po filloj me pagat. Për sektorin privat është tejet e rëndësishme që 1.4 miliard euro i shfrytëzon për paga por për sektorin privat nuk është stimulues e as qëndrues. Si e tillë po fillon diskrepancë të madhe mes pagës mesatare në sektorin privat dhe publik. Kjo pastaj po rezulton me probleme që kanë sektori privat me tërheqjen e fuqisë së re punëtore, me punësime të reja dhe pastaj po ndikon edhe tek investitorët që nuk duan ta marrin fuqi punëtore me pagesa të mëdha”, ka thënë ai.

Sipas tij mesazhi është që edhe nëse nuk punohet prapë kur ka kërcënime do ta marrin shpërblimin shtesë.

“Kemi përfunduar me 120 milion euro shtesë kosto për paga dhe mbi 100 milion euro për skema sociale. Kjo mund të tingëllojë mirë për shtresën politike por pasojat do të ndihen në gjenerata dhe me shumë efekte negativë. Mund të pritet reagim më i fuqishëm i sektorit privat duke parë që atë që e paguajnë ata dikun 80 për qind i kthehet me burokraci me këtë hendek që është në sektorin publik. Burim të rritjes ekonomike ne e kemi konsumon dhe investimet strategjike që lidhet me infrastrukturën, por nuk mund të ketë rritje të zhvillueshme ekonomike stabile pa rritje të sektorit privat, pra kemi dekurajim të sektorit privat”, ka thënë ai.

I pyetur a ka ndonjë ndihmesë nga Oda Ekonomike në sektorin privat ai ka thënë se nuk është dashur të bëhen rritje në disa sektorë.

“Nëse vazhdon kjo rritje ose duhet hyrë në borgj ose duhet te rritur tatimet dhe pastaj atakohen të gjitha shtresat. Ne i stimulojnë disa që punojnë tani por që gjeneratat e ardhshme të ndalen me kaq. Unë e kuptoj rritjen në disa nivele por se kuptoj rritjen në disa nivele por jo shembull tek edukimi kur nuk ka performanc të mirë. Pastaj tek administratat, në gjithë botën i ikin mbingarkimit të administratës ne e bëjmë të kundërtën. raporton /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale