Pas një greve tre javore të punëtorëve të arsimit sot ka filluar gjysmë vjetori i dytë i këtij viti shkollor ku të gjithë nxënësit në shkollat e mesme dhe fillore kanë filluar mësimin, raporton arbresh.info.
Ekipi i arbresh.info ka qëndruar sot në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Arsimtarja e Gjuhës Shqipe Gyltene Reka në shkollën “Meto Bajraktari”, thotë se fëmijët kanë humbur kohë të gjatë me këtë grevë.
Ajo tutje tregon se ende nuk është vendosur asgjë par orët e humbura, ndërsa thotë që kjo mund të arrihet me marrëveshjen e Këshillit të Shkollave dhe Këshillin e Prindërve.
Marrëveshja mes SBAShK-ut dhe Qeverisë, në zyrat e kryeparlamentarit, Kadri Veseli, u arrit një ditë para se Ligji për Pagat të miratohet në Kuvendin e Kosovë./arbresh.info/


https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/322763245254044/
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit