Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeqeveritari Ramush Haradinaj nuk po pajtohen rreth pezullimit të taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake.
I pari ka hartuar një dokument në të cilin parashihet pezullimi i taksës për 120 ditë dhe gjatë kësaj kohe Serbia duhet të plotësojë 10 kushte.
Nëse nuk plotësohen kushtet, drafti të cilin e publikoi Klan Kosova parasheh reciprocitet të plotë me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Kushtet për Serbinë kreu u parlamentit i ka shkruar në një dokument.

Në këtë draft dokument nëntë faqesh që në fillim të javës u është dhënë partive të koalicionit qeverisës kryetari i Kuvendit parasheh që taksa të pezullohet 120 ditë derisa Serbia të plotësojë 10 kushte.
Serbia do të njoh të gjitha dokumentet e mallrave, licencave, vulat dhe dokumentacionin e Republikës së Kosovës sikurse edhe barkodin dhe banderolat e saj.

Ndërkohë që dogana e Serbisë duhet të pushojë përdorimin e vulave të strukturave paralele serbe në Kosovë.
Bile kërkohet që e gjithë diaspora shqiptare e cila kalon transit nëpër Serbi të mos keqtrajtohet dhe të kalojë lirshëm njësoj sikurse udhëtarët e vendeve të treta.

Dokumenti nëntë faqesh thotë që Serbia të mos e pengojë më pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe të zbatohet marrëveshja për energjinë.

Pak a shumë të ngjashme janë edhe shtatë kushtet e vëna ndaj Bosnje dhe Hercegovinës.
Ndërkohë që bëhet pezullimi i përkohshëm i tarifës doganore do të lejohen të hyjnë vetëm mallrat që importohen ose rieksportohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina të cilat shoqërohen me dokumente të Republikës së Kosovës dhe i referohen me emrin e saj kushtetues.

E në rast se këto kushte nuk pranohen për 120 ditët e pezullimit atëherë Kosova do të vazhdojë tarifën doganore prej 100 për qind por edhe do të vendos masa të plota reciprociteti.
Kësisoj edhe Kosova nuk do t’i njoh dokumentet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë dhe Bosnjës.

Përfundon numërimi i votave për deputetë
Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon ...
Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë
I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci
Modriç për Mourinho: Nuk kursente askënd, kritikat e tij për...
Dëshmitë rënqethëse të tragjedisë në Zvicër/ I mbijetuari: J...