Ditën e sotme katër persona janë mbytur ditën e sotme në liqenin e Shkodrës.
Sipas informacioneve, tre prej tyre janë anëtarë të një familjeje dhe një djalë tjetër nga Podgorica.
“Kur u kthyem në bregdet, dallgët e mëdha përmbysën varkën dhe filluam të fundoseshim, dola vet dhe shpëtova kë munda”, ka thënë djali që i mbijetoi aksidentit, shkruan shekulli.
Ai ka thënë me tej se “ata mund të ishin shpëtuar , por nëna po përpiqej të shpëtonte fëmijën, prandaj u mbyt dhe ajo. Dhe babai u mbyt teksa po shpëtonte fëmijën dhe pas tyre ishte djali që erdhi për ndihmë”.
Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...